Trump shkelë kushtetutën, Gjykata vendos kundër tij

Trump shkelë kushtetutën, Gjykata vendos kundër tij

Gjykata Federale e Apelit në Amerikë ka marrë vendim që Presidenti Donald Trump e ka shkelur kushtetutën, transmeton Insajderi.com

Trump kishte bllokuar njerëzit që e ndiqnin në llogarinë e tij në Tëitter pasiqë ata e tallnin apo e kritikonin.

Paneli prej tre gjyqtarësh ka vendosur sot në mënyrë unanimi që Trump nuk ka të drejtë të shfrytëzojë një llogari për qëllime qeveritare duke përjashtuar disa amerikanë nga mundësia e marrjes së informatave në postimet e tij.

“Amendamenti i Parë ndalon një zyrtar që përdor një llogari në rrjett sociale për qëllime qeveritare të përjashtojë mundësinë e njerëzve që të ketë një dialog të hapur në internet, vetëm pse thonë gjëra që zyrtari nuk pajtohet me të”, ka thënë gjyqtari  Barrington D.Parker.

Llogaria e Trump-it në Tëitter ka rreth 62 milionë ndjekës dhe shpesh herë përdoret për gjërat që lidhen me qytetarët./Insajderi/