Trump takohet me Kanye West në Shtëpinë e Bardhë

11.10.2018 21:17
Trump takohet me Kanye West në Shtëpinë e Bardhë

Këngëtari i njohur i rrymës rep, Kanye West, është takuar sot me presidentin amerikan, Donald Trump për darkë sot në Shtëpinë e Bardhë.

Reperi ka biseduar me presidentin për reformimin e burgjeve, dhunën e bandave dhe rritjen e prodhimit industrial në SHBA.

Ai është takuar edhe me këshilltarin kryesor të Trump-it, Jared Kushner.

West është një prej pak artistëve të famshëm të momentin që ka dalë në mbështetje të Trump.

Ai është kritikuar nga fansat për një seri mesazhesh në “Twitter” në të cilat ai kishte publikuar foto me logon “Make America Great Again” si dhe kishte quajtur Trump-in vëllain e tij.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e West, Kim Kardashian u takua me Trump në qershor për të lobuar për çlirimin e gjysheje e cila po vuante një dënim të përjetshëm për shpërndarje droge.