Trump takohet me Putinin në Hamburg

Trump takohet me Putinin në Hamburg

Publikohen fotot e takimit të parë të konfirmuar mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilat janë publikuar në faqen e Facebook-ut të qeverisë gjermane, raporton The Guardian.

Fotot janë bërë me rastin e samitit G20 që po mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Nuk është e qartë nëse këta dy janë takuar para se Trump të jetë zgjedhur president; ai më parë kishte pretenduar se është takuar me liderin rus por më pas e kishte mohuar.

Në shkurt të vitit 2014 Trump pati thënë se Putin e ka kontaktuar kur kishte qenë në Rusi, pastaj në shtator të vitit 2015 Trump kishte pasur lëvdata për Putin duke e përqeshur Obamën, transmeton Insajderi.

Më pas në tetor të vitit 2015 Trump kishte pohuar përsëri se është takuar një herë me Putinin dhe takimi kishte qenë shumë i mirë. Përderisa kishte mohuar takimin në korrik të vitit 2016.

“Nuk e kam takuar asnjëherë Putinin. Nuk e di se kush është Putin. Ai tha një gjë të mirë për mua. Ai tha se unë jam një gjeni… nuk jam takuar asnjëherë me Putinin”, kishte thënë Trump. /Insajderi.com