Trump tani e merr seriozisht coronavirusin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se situata me pandeminë mund të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Trump tani e merr seriozisht coronavirusin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se pandemia e COVID-19 në SHBA mund të përkeqësohet para se të përmirësohet.

Trump, kishte insistuar në mos vendosjen e maskës përkundër se kritikët e akuzonin si një shembull të keq për popullin amerikan.

Në fund, Trump kishte vendosur që ta vendoste një maskë në fytyrë dhe tashmë ka kërkuar nga të gjithë amerikanet që të vendosin maskën në fytyra, këtë veprim Trump e ka lidhur me patriotizëm”, pasi sipas tij maskat mund të kenë efekt pozitiv.

“Ne po kërkojmë nga të gjithë që kur nuk jeni në gjendje të distancoheni në shoqëri, vishni një maskë, merrni një maskë, ka thënë Trump, raporton BBC, transmeton Insajderi.com.

Trump disa herë i është referuar coronavirusit si “virusi kinez”.

Kundërshtari I tij për zgjedhjet e nëntorit në SHBA, Joe Biden, ka kritikuar Trump-in për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se presidenti ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve amerikanë me neglizhencën e tij ndaj këshillave të shkencëtarëve. /Insajderi.com/