“Trump të intervenojë urgjentisht në Ballkan për ta ruajtur paqen”

“Trump të intervenojë urgjentisht në Ballkan për ta ruajtur paqen”

Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duhet të veprojë urgjentisht për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan, Daniel Server, profesori universitar dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan, njofton Klan Kosova.

Server argumenton se një nga shkaqet kryesore të destabilitetit në Ballkan është përzierja e Rusisë, e cila, sipas analizës së Server, nuk dëshiron një zhvillim properëndimor dhe demokratike të kësaj pjese të Europës.

Analisti thekson se Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë janë njoftuar me rekomandimet e tij.

Server në analizën e tij nuk parashikon një luftë të re të madhe në Ballkanin Perëndimor, megjithatë ai nuk përjashton shpërthimin e dhunës në Ballkan.

Server sugjeron një ndërhyrje diplomatike dhe ekonomike më të fortë perëndimore dhe një aktivizim shumë më të madh amerikan.