Trump thotë se “Biden do ta shkatërrojë ëndrrën amerikane” (VIDEO)

Trump thotë se “Biden do ta shkatërrojë ëndrrën amerikane” (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kundërshtari i tij nga Partia Demokratike, Joe Biden, do ta “shkatërrojë” ëndrrën amerikane nëse ai fiton zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë që pritet të mbahen në nëntor, njofton Insajderi.

Duke folur në natën e fundit të Konventës së Partisë Republikane e ka etiketuar Biden-in si “shkatërrues i madhështisë amerikane”.

Ai ka pohuar se nëse fitojnë demokratët do të lëshojnë “dhunën anarkiste” nëpër qytetet e SHBA-ve.

Tash kur kanë mbetur edhe 68 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, Biden ka një përparësi të lehtë në raport me Trump.

Kampanja që po vjen pritet të jetë një nga kampanjat më të ashpra që është parë ndonjëherë në zgjedhjet amerikane./Insajderi.com