Trump thotë se do ta zhdukë “terrorizmin islamik”

Trump thotë se do ta zhdukë “terrorizmin islamik”

Donald Trump foli kundër “terrorizmit radikal islamik” në fjalimin e tij të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne do të bashkohemi me botën e civilizuar kundër terrorizmit radikal islamik, të cilin do ta ç’rrënjosim plotësisht nga faqja e dheut”, tha ai gjatë fjalimit inaugurues.

Fjalimi 15-minutësh i tij në ceremoninë inauguruese si president ishte mbështetur në qëndrimet që ai i ka shfaqur edhe gjatë fushatës elektorale, gjatë së cilës ai kishte kritikuar kundërshtarën e tij, Hillary Clinton dhe ish-Presidentin Barack Obama për qasjen e tyre në luftën kundër ISIS-it.

Trump pretendon se ka një plan për luftimin e otganizatës terroriste, ISIS. /Insajderi.com