Trump thyen rekord

Trump thyen rekord

Një nga armët kryesore të Donald Trump gjatë presidencës së tij ka qenë përdorimi i Twitter-it. Ai shumë zhvillime politike në Twitter i paralajmëronte, sulmonte liderët e huaj dhe u fliste publikut për mes këtij rrjeti social.

Përdorimi i Twitter nga Trump ka qenë i përditshëm, por kjo ka ndryshuar rrënjësisht nga dita kur u mor vesh se ka humbur zgjedhjet.

BBC shkruan se tashmë janë bërë gjashtë ditë prejse Trump ka bërë postimin e tij të fundit në Twitter.

Mospranija e Trump në Twitter për gjashtë ditë me radhë është rekord për tashmë presidentin në ikej të SHBA-ve./Insajderi.com