Trump veçse ka filluar të ankohet për humbjen e mundshme

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se nëse humbë ndaj kandidatës demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale, e gjithe fushata e tij do të ishte “një humbje e tmerrshme”.

Trump veçse ka filluar të ankohet për humbjen e mundshme

Duke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se një humbje eventuale të tij në zgjedhjet presidenciale, do të ishte e vështirë për të.

“Nëse nuk fitoj unë, do të ta konsiderojë atë si një humbje të madhe kohe, energjie, dhe paraje”, tha Trump, derisa tregoi se ka shpenzuar rreth 100 milionë dollarë nga xhepi i tij për fushatën elektorale, raporton Insajderi.

Më tej, kandidati republikan për president të Amerikës është shprehur me tone të ashpra ndaj kompaniove që bëjnë sondazhe të rezultateve të zgjedhjeve. Trump tha se sondazhet janë të rrejshme.

” Mendoj se shumica e sondazheve janë të rremë. Nuk mendoj se ata intervistojnë vërtetë njerëz, por mendoj se ata vetëm vënë numra të rremë në sondazhet e tyre”, ka thënë Trump

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve kanë filluar në orën 14:00 sipas kohës tonë lokale. /Insajderi.com