Trump viziton vëllain në spital

Trump viziton vëllain në spital

President amerikan, Donald Trump, ka thënë se vëllai i tij më i ri është duke kaluar “nëpër kohë të vështira”, derisa e ka vizituar atë në spitalin e qytetit në New York, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Trump ka mbajtur maskë në fytyrë derisa ka hyrën në spitalin e New York-ut të premten pasdite, duke qëndruar për rreth 45 minuta atje.

Mediat amerikane raportojnë se Robert Trump, 72 vjeçar, është tepër i sëmurë, por ende nuk dihet se çfarë sëmundje po e mundon.

Ai dikur ishte një nga personat kryesor në Organizatën Trump.

“Shpresoj se do bëhet mirë”, ka thënë Trump para gazetarëve, duke shtuar se “po kalon nëpër një kohë shumë të vështirë”.

Ai po ashtu u ka thënë gazetarëve se “kam një vëlla të mrekullueshëm”.

“Kemi pasur një raport të shkëlqyeshëm për një kohë shumë të gjatë”./Insajderi.com

The Trump family siblings