Trumpi kritikohet në Twitter për mosrespektimin e distancës sociale

Trumpi kritikohet në Twitter për mosrespektimin e distancës sociale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të premten e nënshkroi pakon financiare prej 2 trilionë dollarëve për t’i luftuar efektetet negative të koronavirusit në ekonomi.

Megjithatë, përdoruesit e rrjetit Twitter e vërejtën një problem me mënyrën se si ishin radhitur zyrtarët e lartë amerikanë në zyrën e presientit kur u dha njoftimi për nënshkrimin e kësaj pakoje.

Presidenti Trump ishte në zyrë me 15 persona, të cilët ndodheshin shumë afër njëri-tjetrit dhe asnjëri nuk ishte duke i respektuar rregullat e distancimit social, shkruan “HuffPost”.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me më së shumti persona të infektuar me koronavirus në botë – mbi 100 mijë, dhe ndër vendet me më së shumti viktima.