“Trupat e shqiptarëve janë djegur për t’i humbur gjurmët”

“Trupat e shqiptarëve janë djegur për t’i humbur gjurmët”

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka treguar se ata gjatë identifikimit të trupave të zhvarrosur nga Serbia, kanë gjetur trupa të djegur.

“Kemi hasur në trupa të djegur pjesërisht dhe varre te djegura, në thellësi prej dy metrave.”, tha Gërxhaliu në Kanal10, transmeton Insajderi.

“Është zbuluar se këto të djegura, janë bërë para se ata të varroseshin – me qëllim që t’i humbin gjurmët e krimit”, shtoi më tej ai.

Gjithashtu, ai tha se kanë dhjetëra trupa të cilët nuk kanë mundur t’i identifikojnë, pasi dyshohet se ata trupa, nuk janë nga koha e luftës së fundit./Insajderi.com.