Trupi i pajetë i 46 vjeçarit nga Vitia dërgohet për obduksion

Trupi i pajetë i 46 vjeçarit nga Vitia dërgohet për obduksion

Trupi i pajetë i 46 vjeçarit nga Vitia, i cili u gjet i vdekur të hënën, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’iu bërë obduksioni.

Lajmin për Insjaderin e ka konfirmuar Mehmetali Hajdini, shef i operativës rajonale në Ferizaj.

“Rreth orës 11:00 kemi marrë informacion prej qytetarëve që dyshohet se në dalje të tunelit është rrokullisur një automjet. I kemi dërgu njësitet policore, kanë dalë dhe e kanë vërtetu ngjarjen, e kanë pa automjetin, i cili dyshohet se rreth 100 metra është rrokullisë edhe ka ra në një humnerë. Aty afër automjetit, diku rreth 5 ose 6 metra është gjetur një trup i pajetë. Pastaj, ne i kemi pasë dyshimet se është një person i zhdukur nga Komuna e Vitisë. Kemi kontaktuar me familjarët, janë ardhë në vendin e ngjarjes dhe e kanë identifiku kufomën”, tha Hajdini.

“Të gjitha njësitë relevante kanë qenë në vend ngjarje, të cilat janë asistu nga Forcat e Sigurisë së Kosovës për ta nxjerrë trupin e pajetë, për shkak se ka qenë terreni i papërshtatshëm. E kemi nxjerrë trupin dhe pas ekzaminimit ia kemi dorëzu Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë dërgu në Prishtinë”, njoftoi ai. /Insajderi.com