Trupi i pajetë i Bajram Rexhepit arrin në hollin e Kuvendit

Trupi i pajetë i Bajram Rexhepit arrin në hollin e Kuvendit

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, tashmë ka arritur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Pranë tij janë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të gardës ceremoniale.

Në hollin e Kuvendit janë të pranishëm personalitete të ndryshme.

Ish-kryeministri Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në orët e hershme të ditës së djeshme. Ai ka qenë duke u trajtuar në një spital në Turqi, pas sulmit që kishte në tru, i cili për një kohë të gjatë e ktheu në gjendje kome.

Ai do të varroset me ceremoni shtetërore. Kurse presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka shpallur sot ditë zie për nder të tij./Insajderi.com