Trusti sqarohet për mesazhin “Gabim i papritur”

Trusti sqarohet për mesazhin “Gabim i papritur”

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka bërë një sqarim pasi disa kontrubuues janë ankuar se gjatë aplikimit për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve po iu shfaqet mesazhi “Gabim i papritur”, njofton Insajderi.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, nga Trusti thonë se ky gabim po ndodh si rezultat i asaj që llogaritë bankare të kontribuuesve nuk po arrijnë të konfirmohen për arsye të panjohura deri tash.

“Ka me dhjetëra kontribuues që po ankohen se gjatë aplikimit po iu shfaqet mesazhi “gabim i papritur” dhe procesi i aplikimit po iu ndërprehet”.

“Kjo po ndodh për shkak se nga lista e llogarive bankare që e kemi pranuar për verifikim këto llogari bankare, për ndonjë arsye, nuk po arrijnë të konfirmohen. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem duke kërkuar ndihmë nga bankat që të na ndihmojnë me llogaritë bankare që nuk po konfirmohen ose mungojnë nga lista që e kemi marrë”, thuhet në njoftim.

Tutje, ata kanë lutur qytetarët për mirëkuptim, duke shtuar se ky problem teknik nuk ka qenë e mundur të parashikohej, por besojnë se do ta kalojnë ditëve në vijim./Insajderi.com