“Trutë në tokë t’i kisha qit”, kërcënohet presidentja në detyrë

“Trutë në tokë t’i kisha qit”, kërcënohet presidentja në detyrë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është duke u përballur me kërcënime, njofton Insajderi.

Këshilltari i presidentes në detyrë, Faton Peci, është shprehur se kërcënimet janë vazhdimësi e fushatës së egër ndaj saj, ndërsa ka shtuar se “të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja”.

Këto komente Peci i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim. Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë”, ka shkruar ai./Insajderi.com

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.

Të gjithë…

Posted by Faton Peci on Wednesday, January 27, 2021