Tsipras pranon dorëheqjen e Kotzias, do jetë vetë ministër i Jashtëm i Greqisë

Tsipras pranon dorëheqjen e Kotzias, do jetë vetë ministër i Jashtëm i Greqisë

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Nikos Kotzias nga posti i ministrit të Jashtëm. Në një deklaratë të shkurtër, Tsipras falenderon Kotzias për punën si ministër i Jashtëm në gati katër vite.

Do të jetë vetë Tsipras që do të mbajë edhe postin e ministrit të Jashtëm të Greqisë, deri në zbatimin përfundimtar të Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë.

Kotzias u dorëhoq pas përplasjeve të vazhdueshme me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, duke e akuzuar se përfshihet në politikën e jashtme, ndërkohë që kritikoi kryeministrin për braktisje.