Tuchel: Jemi gati ndaj Atalanta

Tuchel: Jemi gati ndaj Atalanta

Trajneri gjerman i Paris Saint-Germain, Tomas Tuchel, ka deklaruar se ekipi që ai e drejton, ështe gati për sfidën ndaj Atalanta, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Do të jëtë një ndeshje shumë e vështirë. Atalanta e ka një stil të veçantë të lojës, ata ruajnë lojtarët 1 vs 1 dhe është e vështirë të luash ndaj tyre. Ata kanë shënuar shumë gola këtë sezon, sepse ata sulmojnë me një stil unik, ku 7-8 lojtarë aktivizohen dhe marrin pjesë. Por ne jemi gati dhe do të provojmë të gjejmë hapësira”, tha Tuchel, njofton Insajderi.

Tuchel, po ashtu ka folur edhe për mundësinë që Mbappe të përshihet në këtë takim, pas lëndimit të marrë nga Lille në kupën e Francës, “Nuk e di, nëse ndoshë ndonjë gjë që nuk është e zakonshme, ai do të përfshihet”, tha Tuchel.

Ndeshja luhet sonte nga ora 21:00 dhe luhet me formatin e vetëm një ndeshjeje, shkaku i rregullave të reja, të adoptuara për situatën me Covid 19./Insajderi.com.