Tuna apo Elvana – këtë zgjedh Armend Rexhepagiqi

Tuna apo Elvana – këtë zgjedh Armend Rexhepagiqi

Ai ka punuar këngë për të dyja dhe thjesht – u ka falur perla të muzikës.

Kantautori kosovar, Armend Rexhepagiqi, vjen këtë të hëne në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, në një intervistë ekskluzive me Alaudin Hamitin.

Rexhepagiqi flet për të kaluarën, për të tashmen e për të ardhmen e tij në muzikë, ndërsa ai bëhet edhe pjesë e lojës së famshme; “Haje ose Thuaje”.

Këngëtari në këtë lojë përballet me këtë pyetje: “I ke të dyja mike, por zgjidh në mes Tunës dhe Elvanës”.

Përgjigjen e tij mund ta kuptoni të hënën në ora 22:00 në Nd’rrimin e Natës, ndërsa më poshtë mund ta ndiqni promon e plotë të emisionit: