Këngëtarja Tuna Sejdi bashkë me një numër të madh kolegësh kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Restorantin “Four në Shkup”.
Këngëtaret Big Mama, Mimoza Mustafa, Tamara Todevska, Lori e Fifi ishin gjithashtu të pranishme në këtë konferencë, ku diskutuan për gjendjen e vështirë të popullit shqiptar pas tërmeteve në Durrës.
Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Park Hospitality Group, Tuna ka bërë të ditur se janë grumbulluar afro 2 467 000 den, që përkthyer në euro, janë rreth 40 mijë në total.
“Sot me date 28.11.2019 ne ora 11.00 ne Four,Park Hospitality Group me mbeshtetje te Kryqit te Kuq te Republikes se Maqedonise Veriore,bashke me koleget dhe miqte e mi nga Kosova,Shqiperia dhe Maqedonia mbajtem pres konferencen me inicijativen e perbashket per te grumbulluar donacione per ndihmen dhe mbeshtetjen e viktimave te prekura nga termeti ne Shqiperi.
Ne presin u drejtua sekretari gjeneral i Kryqit te Kuq te Maqedonise Veriore, Dr Sait Saiti, biznismeni dhe Zv.Kryetari i qytetit te Shkupit Z-ri Enver Maliqi si dhe artistet prezent.
‘Shkupi eshte nje qytet i solidaritetit, le ta tregojme kete me vepra.’ – u deklarua z-ri Enver Maliqi.
Siç është cekur nga Presidenti i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Z. Nebi Hoxha – 3 punkte janë mobilizuar në Shkup, Tetovë dhe Strugë.
Ne pres konferencen u bene te ditura donacionet e numrave 143 400 ,ku shuma e grumbulluar eshte 2.467 000 den.
Ne te njejten kohe gjate presit u ftuan qytetaret dhe kompanite e shtetit per te bere donacione ne forma monetare edhe me tutje.
Faleminderit te gjitheve per secilin kontribut tuajin!
Nuk jeni vetem!”, ka shkruar Tuna në Instagram.