
Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdi – Tuna, është në përgatitje të albumit të saj më të ri muzikor.
Është bërë shprehi që këngëtarët tonë t’i bëjnë lajmet prej fotografive të tyre të postuara në Instagram.
Tuna ka pasur dy projekte këtë vit, një bashkëpunim me Seven Saraqin dhe një tjetër solo, por asnjëri prej tyre nuk mori shumë vëmendje.
Por nuk ndodh e njëjta gjë kur Tuna poston fotografi të linjave të saj trupore në Instagram, sepse gjithmonë merr vëmendjen dhe komplimente prej fansave.