Tuna tregon linjat trupore një muaj pas lindjes së djalit të dytë

Tuna tregon linjat trupore një muaj pas lindjes së djalit të dytë

Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna, rreth një muaj më parë u bë nënë për herë të dytë, shkruan Insajderi.

Ajo dhe ish-partneri i saj, Patris Berisha, mirëpritën fëmijën e dytë – një djalë të quajtur Zen.

Derisa kanë kaluar vetëm pak javë që nga lindja e djalit, këngëtarja përmes imazheve të fundit që ka publikuar në InstaStory tregon se si duket fiziku i saj.

Ajo shfaqet në formë të mirë dhe siç shihet ka arritur t’i rikthejë linjat trupore menjëherë pas lindjes së djalit.

Sidoqoftë, Tuna këto kohë ka treguar se është një nënë shumë e përkushtuar për të dy fëmijët e saj, marrë parasysh që ka edhe një djalë katërvjeçar po ashtu me muzikantin Berisha.

Ajo është duke jeton në Maqedoni dhe ende nuk ka treguar nëse do të publikoje ndonjë projekt muzikor për sezonin e verës./Insajderi.com