Turistët arrestohen në Kazakistan sepse ishin veshur si “Borati”

Turistët arrestohen në Kazakistan sepse ishin veshur si “Borati”

Gjashtë turistë çekë janë arrestuar në Kazakistan sepse ishin veshur si “Borati”, roli i famshëm i komedianit Sacha Baron Cohen.

Grupi kishte pozuar në kostumin e veçantë në Astana javën e shkuar, ndërsa mediat lokale kanë raportuar se ata janë arrestuar dhe janë dënuar me nga 67 dollarë secili për paraqitje të pahijshme, shkruan BBC.

“Borati” mbetet figurë kontroverse në shtetin e Azisë Qendrore. Në vitin 2006, Baron Cohen kishte prodhuar filmin “Borat” në të cilin ai luante rolin e Borat Sagdiyev, një qytetar i Kazakistanit që udhëtonte drejt SHBA-së për të bërë dokumentar. Kazakistani e kishte ndaluar filmin dhe shitjen e tij përmes DVD-së, madje kishte kërcënuar me padi aktorin e njohur, pasi që e vlerësonin paraqitjen e tij të qytetarëve të Kazakistanit si raciste, seksiste dhe primitive. Gjithsesi, më 2012 ministri i jashtëm i këtij vendi falënderoi aktorin për rritjen e turizmit në shtet, transmeton Albinfo.ch.

Megjithatë, aty ndalohet shkrepja e fotografive me rroba “të pahijshme” dhe e tillë konsiderohet edhe veshja e “Boratit”.