Turistët nga Kosova dëbohen nga Mali i Zi sepse kanë kënduar këngë për UÇK-në

Pesë turistë nga Kosova, të cilët kanë kënduar këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet malaziase i kanë dëbuar nga Mali i Zi për gjashtë muaj dhe i kanë dënuar me nga 360 euro, ka kumtuar policia malaziase.

Turistët nga Kosova dëbohen nga Mali i Zi sepse kanë kënduar këngë për UÇK-në

Sipas burimit të Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, kundër të rinjve kosovarë janë ngritur kallëzime kundërvajtëse  për “shkak të shkeljes së Ligjit për Rendin Publik”, sepse natën në mes të mërkurës dhe enjtes, në Ulqin” janë sjellë në mënyrë të pahijshme”, duke kënduar këngë për UÇK-në.

Burimi i njëjtë ka thënë se “madje të rijnë kosovarë kanë bërtitur Ua, policia” gjatë intervenimit të policisë. Ata janë dënuar me gjoba me nga 300 euro për shkak të këtij “krimi”, por duhet të paguajnë edhe me nga 60 euro shtesë pasi nuk kishin lajmëruar qëndrimin e tyre në Ulqin.

“Pesë të rinjve i është ndaluar qëndrimi në Mal të Zi në gjashtë muajt e ardhshëm”, ka thënë burimi, i cili nuk ka mundur të konfirmojë a e kanë braktisur ata tashmë Malin e Zi.

Portali Antena M ka lajmëruar se të rinjtë nga Kosova, gjatë gjykimin kanë pranuar “veprën me të cilën ngarkohen”, duke pretenduar se vetëm janë argëtuar./Insajderi.com.