Turistët që vodhën zallë nga plazhi rrezikojnë të dënohen me 6 vjet burgim

Turistët që vodhën zallë nga plazhi rrezikojnë të dënohen me 6 vjet burgim

Një çift turistësh pritet të dënohen me burg pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi rëre nga plazhet e pacenuara të Sardenjës.

Çifti francez u zbulua se kishte rreth 40 kg rërë të bardhë të imët në bagazhin e makinës së tyre.

Automjeti u ndalua gjatë një kontrolli rutinë nga policia kufitare ndërsa turistët po përgatiteshin për të hipur në një traget në Porto Torres, në bregdetin verior të ishullit.

Rëra u gjet në 14 shishe të mëdha plastike dhe ishte marrë nga një plazh afër Chias në Sardenjën jugore.

Çifti i tha policisë se ata nuk e kishin idenë se po shkelnin ligjin, por tani ata [ritet që të dënohen nga një deri në gjashtë vjet burg.

Ishulli lufton për vite me radhë turistët, që vjedhin rërën, guaskat dhe guralecat e tij, të cilat çmohen si suvenire ose në disa raste përdoren për akuariumet e shtëpisë.

Për të ndaluar vjedhjet, disa vendas kanë marrë rolin e kujdestarëve të vetë-emëruar të plazheve.

Nëse shohin turistë që marrin rërë ose guaska, ata kërkojnë nga ata që të kthejnë materialin. Nëse kjo nuk funksionon, thërrasin policinë.

Njëra prej tyre, Pina Careddu, i tha një gazete italiane të hënën se vizitorët ndonjëherë bëhen të pasjellshëm dhe agresivë kur kundërshtohen.

“Një familje gjermane po mbushte disa shishe me rërë. Unë i regjistrova në telefonin tim që të mos e mohonin. Babai gjerman erdhi drejt meje në një mënyrë kërcënuese. Por në fund ai e vendosi rërën përsëri në plazh”, tha zonja Careddu, 58 vjeçe, për Corriere della Sera. E quajtur “gjyshja sherife ” ajo është e rreptë edhe me nipërit e mbesat e saj.