Turistja italiane zbulon çfarë i kishte ndodhur në restorantin në Ksamil

Turistja italiane zbulon çfarë i kishte ndodhur në restorantin në Ksamil

Për disa turistë që vazhdojnë të vizitojnë plazhet e jugut të Shqipërisë, incidenti i ndodhur disa dite me pare ne Porto Palermo, ne restorantin “Panorma”, pronë e Mihal Kokëdhimës, është një rast i veçuar që nuk përfaqëson të gjithë zonën dhe aq më pak të gjithë banorët.

Një turiste italiane, që kishte mbërritur dje për herë të parë në Porto Palermo, na tregoi për përvojën e saj të ngjashme me një rast në një restorant në Ksamil.

“Po qëndrojmë vetëm sot në Porto Palermo dhe më duket shumë bukur. Kemi vizituar shumë qytete të Shqipërisë, kemi qenë në Berat e Gjirokastër. Na ka pëlqyer shumë. Kemi takuar njerëz të mirë e të sjellshëm. Kemi qenë të pafat, edhe ne kemi përjetuar një eksperiencë jo të mirë në Ksamil, ku shërbimi dhe sjellja e stafit nuk ishte e mirë. Por natyra është e mirë dhe na pëlqen shumë këtu”, tregoi ajo.

Sjellja e pahijshme dhe imponuese ndaj turistëve u soll në vëmendje të opinionit publik pas ngjarjes, ku 5 turistë spanjollë u dhunuan nga pronari i lokalit “Panorma”, në Porto Palermo, pak ditë më parë.

Mihal Kokëdhima, tashmë i arrestuar, doli dy ditë më parë para Gjykatës së Vlorës, e cila vendosi ta lërë në burg pa afat.

turistja italiane duke folur per Panorama