Turqi, 74 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Turqi, 74 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Turqi, janë regjistruar 1.721 raste të reja të infektimeve, ndërsa janë shënuar edhe 74 viktima nga koronavirusi, transmeton Insajderi.

Të shëruar nga Covid-19, në 24 orët e fundit, janë 1.241 persona, që çojnë numrin e të shëruarve në 271.964 në total që nga fillimi i pandemisë, raporton Anadolu Agency.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus, shkon në 309.790 persona. Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë, është 7.785 persona që kanë humbur betejën me Covid-19.

Në anën tjetër, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, një postim në Twitter ka shkruar “le të qëndrojmë bashkë me punonjësit tanë shëndetësorë duke respektuar masat, ndërkohë numri i pacientëve në gjendje kritike u rrit në 1.573”. /Insajderi.com