Turqia ka raportuar 2.436 raste të reja me Covid-19, ndërsa 1.914 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë turke, transmeton Insajderi.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani shkon në 389.256 persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve nga Covid-19 shkon në 334.293 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa, 145.241 tamponë të tjerë janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 14.8 milionë teste të kryera, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i të vdekurve nga virusi në Turqi, arriti në 10.722 personave që kanë humbur jetën në betejën me pandeminë, me 83 viktima të reja në 24 orët e fundit.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.654 persona, ndërsa 4.7% vuajnë nga pneumonia. /Insajderi.com