Turqia kërcënon përkundër negociatave për zonën e sigurisë në Siri

“Ata të cilët ia kanë falë besimin forcave të huaja në rajon do të futen nën dhe”, ka thënë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan anëtarëve të partisë së tij AK.

Turqia kërcënon përkundër negociatave për zonën e sigurisë në Siri

“Do të gjejmë zgjidhje të përhershme për terrorizmin”, ka theksuar ai, transmeton Reuters.

Turqia është e vendosur ta shkatërrojë “korridorin terrorist” në lindje të lumit Eufrat në Siri, pa marrë parasysh negociatat me SHBA për zonën e sigurisë në veri të vendit.

Ky vend i ka shpeshtuar paralajmërimet ditëve të fundit mbi hyrjen e mundshme në veri të Sirisë, duke thënë se më nuk ka durim dhe se bisedon me Uashingtonin për zonën e sigurisë duke shtuar se do të nisë operacionin e vet nëse marrëveshja nuk arrihet, pretendon agjencia./Insajderi.com.