Turqia paralajmëron Armeninë kundër thyerjes së armëpushimit në Nagorno – Karabakhut

Turqia paralajmëron Armeninë kundër thyerjes së armëpushimit në Nagorno – Karabakhut

Disa ditë pasi u arrit një marrëveshje paqësore mbi Nagorno – Karabakhun, Turqia e ka paralajmëruar Armeninë se do të sjellë pasoja nëse shkel armëpushimin, transmeton Insajderi.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, u tha gazetarëve të enjten në kryeqytetin e Azerbajxhanit: “Nëse ata [Armenia] shkelin armëpushimin, atëherë ata do të paguajnë çmimin për të”, raporton Al Jazeera.

Ankaraja është aleati më i afërt i Azerbajxhanit në luftën për Nagorno – Karabakhun dhe ka festuar marrëveshjen e paqes të arritur në fillim të kësaj jave midis Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë që favorizon Bakun.

Armenia duhet të “përmbahet marrëveshjes dhe të tërhiqet vullnetarisht”, shtoi Cavusoglu, duke paralajmëruar Azerbajxhanin përndryshe do të rifillonte veprimin e saj ushtarak për “rimarrjen e territoreve Azerbajxhanase”.

Turqia dhe Rusia ranë dakord të mërkurën për të operuar së bashku një qendër për të mbikëqyrur paqen në Nagorno – Karabakh.

Një delegacion rus është vendosur të vizitojë Turqinë të premten për të diskutuar detaje se si do të funksionojë qendra e përbashkët, tha Cavusoglu, duke shtuar se dronët e armatosur pa pilot do të kryenin misione vëzhgimi në rajon për të siguruar që nuk ka shkelje. /Insajderi.com