Turqia raporton mbi 44 mijë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia raporton mbi 44 mijë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 44.756 raste të reja me Coronavirus, duke përfshirë 1,483 pacientë simptomatikë, dhe 186 vdekje të tjera, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 3,4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 32.078, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 23.214 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,08 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 2.231, treguan shifrat e fundit.

Mbi 39 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 249.126 gjatë ditës së kaluar.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 16,6 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 9,5 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 7,13 milionë dozat e dyta. /Insajderi.com