Turqi: Regjistrohen 93 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqi: Regjistrohen 93 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 3.045 raste të reja me Covid-19 dhe 2.010 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë turke, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 407.939, ndërsa numri i të shëruarve në 348.804, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, pothuajse 150 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 15,8 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 11.326, me 93 viktima të reja në 24 orët e fundit.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.356, ndërsa 4.2% vuajnë nga pneumonia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter tha se “numri i pacientëve në gjendje kritike dhe numri i vdekjeve po rriten”, duke bërë thirrje që të mbahet maska ​​për të zvogëluar përhapjen e virusit. /Insajderi.com