
Në shtetin turk, në 24 orët e fundit, janë shëruar 1.027 persona, ndërsa numri i të infektuarve ishte 1.767 persona, raporton Anadolu Agency, transmeton Insajderi.
Në 24 orët e fundit, Turqia ka regjistruar 72 raste, ku personat e infektuar kanë humbur betejën me virusi. Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të vdekur, që nga përhapja e pandemisë, ka shkuar në 7.711 viktima.
Në anën tjetër, numri i përgjithshëm i personave të shëruar, ka shkuar në 270.723 persona.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri total i rasteve të konfirmuara me Covid-19, ka shkuar në 308.069 persona. /Insajderi.com