Turqia regjistron afër 12 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Turqia regjistron afër 12 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Turqia ka raportuar 11.837 raste të tjera të Coronavirus, përfshirë 668 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 2.72 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 28.706, me 68 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat tregojnë se 7.892 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2.58 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet turke kanë kryer mbi 33.44 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 135.291 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.227. /Insajderi.com