Turqia shënon 153 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia shënon 153 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 29.058 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.305 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,2 milionë, transmeton Insjderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 31.076, me 153 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu, 17.164 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,95 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 37,85 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 220.109 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.968.

Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 14,71 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8,23 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 6,48 milionë dozat e dyta. /Insajderi.com