Turqia shënon 92 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia shënon 92 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 3.116 raste të reja me Covid-19 dhe 2.298 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 411.055, ndërsa numri i të shëruarve në 351.102, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, pothuajse 150 mijë teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 16 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 11.418, me 92 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.423, ndërsa 4,2 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në një postim në Twitter tha se “numri i pacientëve në gjendje kritike po rritet”, duke bërë thirrje që të respektohen masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Më herët gjatë ditës, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i bëri thirrje kombit të respektojë masat e marra për të luftuar pandeminë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pres që kombi ynë të zbatojë me kujdes masat që kemi vendosur për të luftuar pandeminë në këtë periudhë kritike”, tha ai në një fjalim përmes video-lidhjes gjatë Kongresit të 7-të të zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetet Kars dhe Karaman.

“Nëse nuk ndjekim rregullat dhe nuk mbrojmë shëndetin tonë, mund të kemi vështirësi ta mbajmë këtë barrë”, shtoi Erdoğan. /Insajderi.com