Turqit e arrestuar po mbahen nga policia kufitare

Turqit e arrestuar po mbahen nga policia kufitare

Avokati Adem Vokshi i cili po merret me rastin e shtetasve turq të arrestuar ka thënë se policia deri më tani ka dhënë pak informata sepse aksioni ende është duke vazhduar. Ai ka thënë se nuk e di se ku ndodhen momentalisht të arrestuarit.

Avokati ka konfirmuar se punëtorët e shkollave të Gulen janë arrestuar derisa ishin duke shkuar në punë.

“ Kjo na ka brengosur shumë pikërisht për faktin që planifikojë t’i deportojnë pa procedura të rregullta gjyqësore. Me ligj kjo nuk do të duhej të ndodhte. Ishim në polici, nuk na dhanë asnjë informacion. Na çuan te zyra për mbajtje as aty nuk ishin. Më vonë na informuan se po mbahen në polici kufitare. Nuk po mundemi t’i kontaktojmë, e as të marrim ndonjë informatë derisa nuk përfundon aksioni, pasi po duket që do t’i arrestojnë edhe disa tjerë”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit Vokshi, e vetmja arsye e  arrestimit të tyre mund të jetë mbyllja e shkollave të Gylenit dhe ekstradimi dhe kinse ata janë armiq të shtetit turk. Vokshi ka thënë se ai është ankuar në UNMIK, në njësinë për të drejtat e njeriut.