Turqit e arrestuar u deportuan dje nga “Adem Jashari” me aeroplanin e orës 10 e 05 minuta

Turqit e arrestuar u deportuan dje nga “Adem Jashari” me aeroplanin e orës 10 e 05 minuta

Gjashtë shtetasit turq që u kapen dje nga autoritetet kosovare janë deportuar nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” për në Republikën e Turqisë.

Indeksonline raporton se deportimi i tyre është bërë saktësisht të enjten në orën 10 e 05 minuta.

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në bazë të mandatit të saj për zbatimin e ligjit për të huajt, kishte revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit që dje u deportaun.