Tusk: Më kanë quajtur maniak sepse gjithmonë kam përsëritur se Rusia është problem strategjik

Tusk ka thënë se qëllimi i tij ishte të ruhet uniteti evropian, për të cilin politika agresive e Kremlinit ishte sfida më e madhe.

Tusk: Më kanë quajtur maniak sepse gjithmonë kam përsëritur se Rusia është problem strategjik

Presidenti në largim i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka deklaruar se ai ka tentuar t’i bindë liderët e BE se Rusia është problem strategjik e jo partner strategjik.

“Kam qenë i detyruar që vazhdimisht, gati çdo javë t’i përkujtojë të tjerët se Rusia nuk është partner i ynë strategjik, por problem strategjik. Madje më kanë quajtur edhe monomaniak, sepse kam qenë aq shumë i fokusuar në këtë temë”, ka thënë Tusk në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Brizhit.

Ai ka deklaruar se qëllimi i tij ishte që të ruhet uniteti evropian, për të cilin sfida më e madhe ishte politika agresive e Moskës.

“Kam qenë dhe ende jam i bindur se në këtë lojë nuk bëhet fjalë vetëm për ardhmërinë e pavarësisë së Ukrainës dhe sigurisë së Evropës Qendrore, por edhe për sovranitetin e Evropës si entitetit politik. Dhe nuk dyshoj se qëllimi strategjik i Vladimir Putinit është jo vetë ta kthejë kontrollin mbi territoret e ish Republikave të Bashkimit Sovjetik, por edhe në mënyrë sistematike ta dobësojë BE me krijimin e ndasive të brendshme”, ka thënë Tusk.

Ai ka shtuar se përpjekjet e tij në fund janë shpaguar sepse është forcuar uniteti i BE përmes sanksioneve ndaj Rusisë./Insajderi.com.