Tusk: S’ka Evropë pa Ukrainë

Tusk: S’ka Evropë pa Ukrainë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka thënë se nuk mund të ketë Evropë, pa shtetin e pavarur të Ukrainës.

Ai këtë koment e ka bërë përmes Twitter, ndërsa një ditë më parë ka takuar presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko, me fillim të vizitës së tij dyditore atje, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mund të ketë Evropë të sigurt pa një Ukrainë të sigurt. Thënë më thjeshtë: nuk mund të ketë Evropë pa Ukrainë”, ka shkruar ai.