Twitter ia bllokon përkohësisht llogarinë djalit të Trump-it

Twitter ia bllokon përkohësisht llogarinë djalit të Trump-it

Twitter ia ka kufizuar përkohësisht qasjen në platformë djalit të presidentit amerikan, Donald Trump të Riut, pasi ka postuar një video ku një doktor bën pretendime të rreme rreth Coronavirusit dhe thotë se “njerëzit s’kanë nevojë të mbajnë maska”, shkruan CNN, njofton Insajderi.

Trump-it të Ri i është bllokuar përkohësisht edhe mundësia që të shkruajë statuse në Twitter.

Një zëdhënës i Twitter ka njoftuar se kjo bllokadë do të zgjasë për 12 orë.

Videoja, që ishte publikuar nga Breitbard News, një media e krahut të djathtë ekstrem, dhe u bë virale të hënën, tregon një grup doktorësh duke bërë aludime të rreme dhe duke dhënë informacione të dyshimta rreth virusit, përfshirë këtu edhe konstatimin për pa-nevojën e maskave.

Videon e kanë larguar, përveç Twitter, edhe Facebook e Youtube.

Edhe vetë presidenti Trump i ka shpërndarë disa versione të videos në Twitter, megjithatë videon origjinale nuk e ka ngarkuar. Djali i tij po, prandaj Twitter mori masa vetëm për të, jo edhe për babanë e tij, shpjeguan nga kjo kompani./Insajderi.com