“Ty duhet me të ardhë turp çka ke ba në luftë” – Thaçi nervozohet me deputetin e LDK-së

“Ty duhet me të ardhë turp çka ke ba në luftë” – Thaçi nervozohet me deputetin e LDK-së

Mbledhja e Komisionit Hetimor për dëbimin e turqve nga Kosova, ka devijuar nga tema gjatës së sotme. Gjatë ditës së sotme ka qenë i ftuar Hashim Thaçi për t’u marrë në pyetje nga ky komision, por që temë diskutimi u bë lufta në Kosovë.

Deputeti i LDK-së Anton Quni, deklaroi se Thaçi ishte frikësuar gjatë luftës, por që sipas tij duket e paqartë se për çfarë Thaçit frikësohet në paqe.

“Zotëri president unë e di që jeni frikësuar në luftë, por nuk e di përse frikësoheni në paqe”, ka deklaruar Quni, shkruan Insajderi.

Në ndërkohë, i nervozuar është parë Thaçi në reagimin e tij. I ka thënë Qunit, se ai ka qenë mercenar dhe për çdo gjë që ka bërë në luftë është paguar. Ka thënë se Qunit duhet t’i vije turp për të kaluarën e tij në luftë.

“Ti ke qenë mercenar dhe për të gjitha je paguar çka ke bërë”

“Ty duhet me të ardhur turp për gjërat që i ke bërë në luftë. Ti asnjë ditë luftë nuk e ki në territorin e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi./Insajderi.com