
Legjenda e boksit, Mike Tyson ka folur për kundërshtarin e radhës së kampionit të ri në boks, Anthony Joshuas.
Anthony Joshua pushtoi botën e boksit pasi mposhti boksierin ukrainas Ëladimir Klitschko para 90,000 mijë tifozëve që ishin të pranishëm në Ëembley Stadium.
Sipas Tysonit kundërshtari i radhës duhet të jetë kubanezi, Mike Perez.
“Joshua është një boksier shumë i fortë dhe me atë që bëri të shtunën, të gjithë duan ta shohin përsëri në ring”, deklaroi Tyson.
“Kundërshtari i tij i ri duhet të jetë Mike Perez. Do të ishte një ndeshje fenomenale sepse ai ka nevojë për një kundërshtar që lufton shumë”, shtoi Tyson, përcjell periskopi.
Boksieri nga Kuba deri më tani ka zhvilluar 24 meçe prej të cilave ka 21 fitore, dy humbje dhe një barazim.