U aksidentua rreth tre muaj më parë në Suharekë, kosovari vdes në spitalin e Shkupit

U aksidentua rreth tre muaj më parë në Suharekë, kosovari vdes në spitalin e Shkupit

Pas një aksidenti në komunikacion që kishte ndodhur në muajin qershor të këtij viti në fshatin Shirokë të Suharekës, një kosovar i aksidentuar ka vdekur të mërkurën në spitalin e Shkupit ku po trajtohej prej muajsh.

I aksidentuari fillimisht kishte marrë trajtim në QKUK, para se të dërgohej në spitalin e kryqytetit të Maqedonisë ku edhe ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për vdekjen e kosovarit.

“Dje me datën datën 05.09.2018 ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkupit. Me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë”, ka thënë Policia.