U bie pllaka e betonit, lëndohen dy persona

U bie pllaka e betonit, lëndohen dy persona

Në fshati Pozheran të Vitisë ka ndodhur një incident gjatë disa punimeve, me ç’rast kanë pësuar dy viktima meshkuj.

Sipas raportit të Policisë, derisa ata po kryenin punime me një eskavator në një objekt banimi, të dy janë zënë nga pllaka të betonit.

Si pasojë e lëndimeve të marra dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin regjional të Gjilanit.

Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.