U demantua nga zyra e BE-së, por ministri kosovar insiston në idenë e tij për vizat

U demantua nga zyra e BE-së, por ministri kosovar insiston në idenë e tij për vizat

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka përsëritur edhe një herë sot se me marrjen e Qeverisë, pas 90 ditësh do të ketë liberalizim vizash.

Abrashi edhe më herët kishte dhënë një premtim të tillë por, që menjëherë i ishte kundër përgjigjur shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.

Ajo kishte thënë edhe nëse ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi në Kuvend, nuk ka garanci se do të liberalizohen vizat për Kosovën.

Abrashi më tutje në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se pret konsensus në kuvendin e ri dhe të përfundohet sa më shpejt çështja e Demarkacionit./Insajderi.com