U dënua që tentoi ta nxirrte ilegalisht nga burgu Millosheviqin, si e ktheu në punë Qeveria këtë person?

U dënua që tentoi ta nxirrte ilegalisht nga burgu Millosheviqin, si e ktheu në punë Qeveria këtë person?

Petrit Mustafa, zyrtar i IT-së në Ministrinë e Diasporës me gjobë në shumë prej 2800 euro, kurse gardiani në burgun e sigurisë së lartë Stefan Veliqkoviq u dënua me 6800 euro. Mustafën, Ministria e Diasporës, e kishte rikthyer në vendin e tij të punës pasi më herët kishte qenë i suspenduar për shkak se po ndihmonte Marko Millosheviqin që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës.

Mirëpo Mustafa nuk është pajtuar që të flas për këtë dokumentar. Ministria e Diasporës, pasi zyrtarin që ndihmoi kriminelin malazez e kthej në punë, ka arsyetuar se e kishin paguar 50% dhe se është bazuar legjislacionin në fuqi për shërbimin civil.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.