U dërgua në QKUK pasi u rrah nga nëna, gruaja nga Podujeva e sulmon fëmijën edhe në spital

U dërgua në QKUK pasi u rrah nga nëna, gruaja nga Podujeva e sulmon fëmijën edhe në spital

Një grua nga Podujeva është arrestuar gjatë ditës së sotme pasi e kishte përsëritur sulmin fizik ndaj fëmijës së saj, por kësaj radhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku fëmija po merrte trajtim mjekësor.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se e njëjta kishte sulmuar fizikisht fëmijën e saj më datë 10 mars, ndërsa ai ishte dërguar fillimisht nga babai i tij në emergjencën e Podujevës e më pas në QKUK.

“Kjo ka qenë në raport 24 orësh KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE Podujevë, 10.03.2021 – 11:30. Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmiun e saj viktimën kosovar. Viktima nga babai është dërguar fillimisht në emergjencën e Podujevës, e me pas në QkUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

“Më datën 12.03.2021 në ora 14:00, me urdhër të prokurorit të shtetit është arrestuar dhe më pas ndaluar për 48 orë e dyshuara, pasi që e njëjta dyshohet se sot rreth orës 10:00, e kishte përsëritur veprën”, ka shtuar ajo. /Insajderi.com