U dërgua nga Peja për në Klinikën Infektive si i dyshuar me koronavirus, rezulton negativ

U dërgua nga Peja për në Klinikën Infektive si i dyshuar me koronavirus, rezulton negativ

Personi me simptoma të pjesshme që dje u nis nga Peja për në QKUK në Klinikën Infektive rreth orës 16:00, sapo ka rezultuar negativ në testin për COVID 19.

Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci.

Ai, ka thënë se rezultati i këtin personi ka dalur sot në ora 09:00 të paraditës.

“Dje në orët e pasditës, pra në orën 16:00 e kemi nis nga Peja për në Klinikë Infektive, kemi prit mbrëmë vonë mos po del rezultati , mirëpo sot në ora 09:00 në mëngjes na kanë lajmëru Instituti që personi i dyshuar ka rezultuar negativ”, ka thënë ai.

E, gjatë ditës së djeshme Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.

Për, këtë drejtori Loci ka deklaruar se të gjtihë këta persona kanë qenë të vetizoluar që 12 ditë.

“Faktiksiht personat që dje kanë rezultuar pozitiv në Pejë janë persona kontakti me pacientin e parë që e kemi pas në Pejë, këta janë familje e ngushtë, janë katër pjesëtarë të familjes së ngushtë të fshatit Llugagji dhe një familjar i saj në një familje tjetër në lagjen Dardania.  Të dy familjet kanë qenë familje të izoluara që 12 ditë dhe vazhdojnë të mbesin në vetizolum për shkak që në mesine  tyre disa dje kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Loci për Inajderin.

Loci, ka treguar se gjendja e personave të infektuar me koronavirus është stabile.

“Gjendja ka qenë, është dhe vazhdon të jëtë stabile, nuk kanë pas ndonjë komplikim “, ka thënë ai.

Deri më tani në Kosovë me koronavirus janë ifnektuar 135 persona, 16 janë shëruar dhe një person I moshës 82 vjeç ka vdekur./Insajderi.com