U eliminua nga kroatët me përmbysje, Mourinho shkon në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar Dinamo-n

U eliminua nga kroatët me përmbysje, Mourinho shkon në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar Dinamo-n

Tottenham kishte një eliminim turpërues ditën e djeshme, teksa pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, Dinamo Zagreb e përmbysi rezultatin në ndeshjen e kthimit, duke triumfuar 3-0, njofton Insajderi.

Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri Jose Mourinho pas ndeshjes, me skuadrën e tij, teksa tha se e kishin marrë ndeshjen shumë lehtë.

Megjithatë, portugezi nuk u largua pa përgëzuar për përmbysje, Dinamon. Pasi i uroi në fushë, Mourinho i’u shkon lojtarëve kundërshtarë edhe në dhomat e zhveshjes, ku i duartroket për fitoren.

Një gjest i veçantë nga “Special One”, që pavarësisht humbjes, nuk iku pa duartrokitur kundërshtarin. /Insajderi.com